BASHKIA TIRANE, VERIFIKIM PARAPRAK

Në zbatim nenit 32 të Ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil” i ndryshuar,si dhe kreut VIII, VKM-së nr.118, 05.03.2014 “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe të anëtarëve të TND-së” (i ndryshuar), Bashkia Tiranë, në përfundim të procedurës së ankimimit të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve dhe kërkesave të posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:

  • Drejtor i Përgjithshëm, Drejtoria e Përgjithshme e Administrimit të Brendshëm, Bashkia Tiranë, Kategoria e pagës I-4.

 

Kandidatët e kualifikuar janë:

1. Alma Hoxha

2. Daniel Demiri

3. Ejona Molla

4. Erion Meta

5. Myrteza Myftari

 

A. Testimi me shkrim do të zhvillohet më datë 16.09.2025, ora 13:00 Bashkia Tiranë.

B. Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 16.09.2025, ora 14:00 Bashkia Tiranë.