BASHKIA TIRANË, VERIFIKIM PARAPRAK

Në zbatim të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të pikës 13, të Kreut II, të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Bashkia Tiranë, në përfundim të procedures se ankimimit të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të Lëvizja paralele dhe kërkesave të posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:

307-Përgjegjës Sektori, Sektori i Shërbimeve Mbështetëse, Njësia Administrative Njesia Bashkiake Nr.7, Bashkia Tiranë, Kategoria III-1

Nuk ka kandidatë të kualifikuar për të vazhduar.

 

Në zbatim të nenit 25 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të Kreut VII, të Vendimit nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, në përfundim të procedurës së ankimit për listën e verifikimit paraprak të kandidatëve, njësitë e menaxhimit të burimeve njerëzore të Bashkisë Tirane , ju njoftojnë se për pozicionet si vijon,

308-Specialist, Sektori për Hartimin e Pagave dhe Strukturave Organizative, Drejtoria e Procedurave të Burimeve Njerëzore, Trajnimit dhe Vlerësimit të Performancës, Drejtoria e Përgjithshme e Administrimit të Brendshëm, Kategoria IV-1

Nuk ka kandidatë të kualifikuar për të vazhduar.