BASHKIA TIRANË – VENDE TE LIRA PUNE

SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE

Në zbatim të Nenit 22 dhe të Nenit 25, të Ligjit 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II, IV dhe VII, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Bashkia Tiranë shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, për grupin e pozicioneve:

  • 1. 581-Specialist – Sektori i Zhvillimit Ekonomik Rural, Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik Rural, Drejtoria e Përgjithshme e Projekteve Strategjike dhe Zhvillimit Ekonomik, Bashkia Tiranë – Kategoria: III-b , Lloji i diplomës “Veterinari “. Niveli minimal i diplomës “Master profesional”

Për më tepër klikoni në linkun e bashkangjitur : 581-521 shpallje nc

  • 1. 582-Specialist – Sektori i Zbatimit të Projekteve dhe Marrëdhënieve Financiare, Drejtoria e Menaxhimit të Investimeve të Huaja, Drejtoria e Përgjithshme e Punëve Publike, Bashkia Tiranë – Kategoria: III-b,Lloji i diplomës “Shkenca Inxhinierike “. Niveli minimal i diplomës “Master profesional”

Për më tepër klikoni në linkun e bashkangjitur : 582-532 shpallje nc