Bashkia Tiranë – Specialist i Shërbimeve Publike, Njësia Administrative Farkë (421)

Bashkia Tiranë

 

 

#00000359

BASHKIA TIRANË

 

SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE
PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL
NË KATEGORINË EKZEKUTIVE

421- Lloji i diplomës “Shkenca Inxhinierike “. Niveli minimal i diplomës “Bachelor”

Në zbatim të Nenit 22 dhe të Nenit 25, të Ligjit 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II, IV dhe VII, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Bashkia Tiranë shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, për grupin e pozicioneve:

421- Specialist i Sherbimeve Publike, Njesia Administrative Farke, Bashkia Tirane, – Kategoria: IV-a

Pozicionet më sipër, u ofrohen fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se nga këto pozicione, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, ato janë të vlefshme për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.

PËR TË DY PROCEDURAT (LËVIZJE PARALELE, PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL) APLIKOHET NË TË NJËJTËN KOHË!

Afati për dorëzimin e dokumentave për:

LËVIZJE PARALELE

11/3/2019

 

Afati për dorëzimin e dokumentave për:

PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL

16/3/2019

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin/et si më sipër është:

  1. Kontrollon zbatimin e ligjeve dhe akteve normative të Këshillit të Ministrave në fushën e shërbimeve publike dhe për parregullsitë e shkeljet që vërehen në veprimtarinë e subjekteve shtetërore apo private në Njësinë Administrative.
    b. Shqyrton ankesat për ndërtimet pa leje apo mbi zbatimin e lejes së miratuar dhe për dëmtimin e ambientit rrethues. Kontrollon çdo përgjigje të ankesave të qytetarëve nga ana juridike;
    c. Udhëzon dhe sqaron të gjithë të interesuarit për përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për aplikim për leje ndërtimi;
    d. Punon për koordinimin dhe bashkëpunimin me institucionet e ndërmarrjet lokale dhe me organet e tjera të pushtetit vendor për furnizimin me ujë, me energji elektrike, për shërbimin e pastrimit, për grumbullimin e mbeturinave, për mjedisin e gjelbërimin, si dhe për përmirësimin dhe ndërtimin e një infrastrukture rrugore të kohës.
    e-Organizon ndjek dhe bashkërendon punën, afatet, detyrat e ngarkuara brenda sektorit dhe siguron bashkepunimin me struktura dhe instanca te tjera.
    f-Bën verifikime dhe studime në zonë dhe siguron mbarëvajtjen e infrastrukturës publike dhe të mjedisit urban të zonës duke organizuar punën për përmirësimin e infrastruktures ekzistuese.
    g-Pret ankesat dhe kërkesat e qytetarëve që lidhen me urbanistikën në zone dhe i analizon ato duke u dhënë zgjidhje sipas kompetences ligjore të njësisë administrative.

1

LEVIZJE PARALELE

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.

1.1

KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:

a – Të jenë nëpunës civilë të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori;
b – Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
c – Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

Të zotërojnë diplomë të nivelit “Bachelor” në shkenca inxhinierike.

1.2

DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

a – Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://lgu.dap.gov.al/CVTemplate_jeteshkrimi_standard.docx

b – Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
c – Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d – Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e – Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f – Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
g – Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
h – Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
i – Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhen online, në faqen elektronike të Portalit të Vëndeve Vakante të Pushtetit Vendor, duke filluar me procedurën e regjistrimit të aplikantit dhe duke ndjekur në vijmësi udhëzimet online
https://lgu.hrm.gov.al/

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave online për lëvizjen paralele duhet të bëhet brenda datës: 11/3/2019

1.3

REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në datën 13/3/2019, Njësia e Burimeve Njerëzore – Bashkia Tiranë, do të shpallë në faqen elektronike të Portalit të Vëndeve Vakante të Pushtetit Vendor, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, dhe në stendat e informimit të publikut listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga Njësia e Burimeve Njerëzore – Bashkia Tiranë, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

1.4

FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

Kandidatët do të testohen në lidhje me:

  1. a) Njohuritë mbi legjislacionin për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore;
    b) Ligjin Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar
    c) Ligji Nr. 107/2014 “Per Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit“
    d) Ligji Nr.8402, datë 10.9.1998 “Për Kontrollin dhe Disiplinimin e Punimeve të Ndërtimit“ i ndryshuar
    e) Ligj Nr.9780, datë 16.07.2007 “Për inspektimin e ndërtimit”, i ndryshuar

1.5

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:

Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

a – Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
b – Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c – Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën;

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

1.6

DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Njësia e Burimeve Njerëzore – Bashkia Tiranë, do të shpallë fituesin në faqen elektronike të Portalit të Vëndeve Vakante të Pushtetit Vendor, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe stendat e informimit të publikut. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës nëkëtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike, për rezultatet (nëpërmjet adresës së email).

2

PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL

Vetëm në rast se nga pozicionet e renditura në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, këto pozicione janë të vlefshme për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive. Këtë informacion do ta merrni në faqen elektronike të Portalit të Vëndeve Vakante të Pushtetit Vendor, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe stendat e informimit të publikut, duke filluar nga data 16/3/2019

2.1

KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT NË SHËRBIMIN CIVIL DHE KRITERET E VEÇANTA

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë:

a – Të jetë shtetas shqiptar;
b – Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c – Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
d – Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
e – Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
f – Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

Të zotërojnë diplomë të nivelit “Bachelor” në shkenca Inxhinierike.

2.2

DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

a – Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
a – Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://lgu.dap.gov.al/images/CVTemplate_jeteshkrimi_standard.docx

b – Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
c – Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d – Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e – Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f – Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
g – Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
h – Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
i – Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

b – Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
c – Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d – Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e – Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f – Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
g – Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhen online, në faqen elektronike të Portalit të Vëndeve Vakante të Pushtetit Vendor, duke filluar me procedurën e regjistrimit të aplikantit dhe duke ndjekur në vijmësi udhëzimet online
https://lgu.hrm.gov.al/

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave online për procedurën e pranimit në kategorinë ekzekutive duhet të bëhet brenda datës: 16/3/2019

2.3

REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në datën 26/3/2019, Njësia e Burimeve Njerëzore – Bashkia Tiranë, do të shpallë në faqen elektronike të Portalit të Vëndeve Vakante të Pushtetit Vendor, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, dhe në stendat e informimit të publikut listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e pranimit në kategorinë ekzekutive, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk plotësojnë kushtet e pranimit në kategorinë ekzekutive dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga Njësia e Burimeve Njerëzore – Bashkia Tiranë, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

2.4

FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

Kandidatët do të testohen në lidhje me:

  1. a) Njohuritë mbi legjislacionin për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore;
    b) Ligjin Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar
    c) Ligji Nr. 107/2014 “Per Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit“
    d) Ligji Nr.8402, datë 10.9.1998 “Për Kontrollin dhe Disiplinimin e Punimeve të Ndërtimit“ i ndryshuar
    e) Ligj Nr.9780, datë 16.07.2007 “Për inspektimin e ndërtimit”, i ndryshuar

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

a – Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionet;
b – Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c – Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

2.5

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

a- Vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë;
b- Intervistën e strukturuar me gojë qe konsiston ne motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 25 pikë;
c- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë.

2.6

DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Njësia e Burimeve Njerëzore – Bashkia Tiranë, do të shpallë fituesin në faqen elektronike të Portalit të Vëndeve Vakante të Pushtetit Vendor, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe stendat e informimit të publikut. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës nëkëtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike, për rezultatet (nëpërmjet adresës së email).

Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e pranimit ne Shërbim Civil në kategorinë ekzekutive, do të marrin informacion në faqen elektronike të Portalit të Vëndeve Vakante të Pushtetit Vendor, për fazat e mëtejshme të kësaj procedure duke filluar nga data 26/3/2019.

 

Lëvizje paralele

Pranim në shërbimin civil