ashkia Tiranë
#00000392
BASHKIA TIRANË
SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE
NGRITJE NË DETYRË
NË KATEGORINË E MESME DHE E ULËT DREJTUESE
453-Përgjegjës Sektori – Sektori i Sherbimeve Sociale, Njësia Bashkiake Njësia Administrative Nr.3, Bashkia Tiranë – Kategoria: III-a
Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II dhe III, të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Bashkia Tiranë shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë për pozicionin:
453-Përgjegjës Sektori – Sektori i Sherbimeve Sociale, Njësia Bashkiake Njësia Administrative Nr.3, Bashkia Tiranë – Kategoria: III-a
Pozicioni më sipër, i ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ky pozicion është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.
PËR TË DY PROCEDURAT (LËVIZJE PARALELE, NGRITJE NË DETYRË) APLIKOHET NË TË NJËJTËN KOHË!
Afati për dorëzimin e dokumentave për:
LËVIZJE PARALELE
8/6/2019
Afati për dorëzimin e dokumentave për:
NGRITJE NË DETYRË
13/6/2019
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin/et si më sipër është:
Drejton punën për identifikimin dhe verifikon familjet që kanë nevojë për ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuar dhe nevojat e individëve për shërbime të përkujdesit shoqëror;
Mbledh dhe analizon informacionin mbi situatën sociale të shtresave në nevojë dhe kategorive në risk duke synuar përmirësuar cilësisë së jetesës për banorët e Njësisë Administrative.
Përgatit materiale si dhe dokumentacionin për kategoritë sipas rasteve e trajtimit të tyre me programet sociale dhe të strehimit;
Punon për realizimin e politikave vendore për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës, në bazë të rregullave të hollësishme, të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave.
1
LEVIZJE PARALELE
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.
1.1
KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA
Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:
a- Të jenë nëpunës civilë të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori
b- Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
c- Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
Të kenë mbaruar studimet e larta universitare niveli i diplomës “Master Shkencor” në degët Shkenca Sociale/Ekonomike ;
Te kete eksperience pune 1 vit ne fushen perkatese.
1.2
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a – Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://lgu.dap.gov.al/CVTemplate_jeteshkrimi_standard.docx
b – Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
c – Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d – Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e – Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f – Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
g – Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
h – Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
i – Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhen online, në faqen elektronike të Portalit të Vëndeve Vakante të Pushtetit Vendor, duke filluar me procedurën e regjistrimit të aplikantit dhe duke ndjekur në vijmësi udhëzimet online
https://lgu.hrm.gov.al/
Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave online për lëvizjen paralele duhet të bëhet brenda datës: 8/6/2019
1.3
REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Në datën 10/6/2019, Njësia e Burimeve Njerëzore – Bashkia Tiranë, do të shpallë në faqen elektronike të Portalit të Vëndeve Vakante të Pushtetit Vendor, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, dhe në stendat e informimit të publikut listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga Njësia e Burimeve Njerëzore – Bashkia Tiranë, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).
1.4
FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA
Kandidatët do të testohen në lidhje me:
a- Njohuritë mbi legjislacionin për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore;
b- Ligji nr 152/2013 “Për nëpunësin Civil”
c- Njohuritë mbi ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003 “Per rregullat e etikës në administratën publike”;
d- Ligji nr 121/2016 datë 24.11.2016 “Për sherbimet e kujdesit Shoqeror”, i ndryshuar
e- Ligji nr.10347 datë 04.11.2010 “Për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve”
f- Kodi i Familjes
1.5
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:
Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a – Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
b – Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c – Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën;
Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.
1.6
DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Njësia e Burimeve Njerëzore – Bashkia Tiranë, do të shpallë fituesin në faqen elektronike të Portalit të Vëndeve Vakante të Pushtetit Vendor, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe stendat e informimit të publikut. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës nëkëtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike, për rezultatet (nëpërmjet adresës së email).
2
NGRITJA NE DETYRE
Vetëm në rast se pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.Këtë informacion do ta merrni në faqen elektronike të Portalit të Vëndeve Vakante të Pushtetit Vendor, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe stendat e informimit të publikut, duke filluar nga data 13/6/2019
2.1
KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E NGRITJES NË DETYRË DHE KRITERET E VEÇANTA
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e ngritjes në detyrë janë:
a – Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda kategorisë
b – Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
c – Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
Të kenë mbaruar studimet e larta universitare niveli i diplomës “Master Shkencor” në degët Shkenca Sociale/Ekonomike ;
Te kete eksperience pune 1 vit ne fushen perkatese.
2.2
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a – Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://lgu.dap.gov.al/CVTemplate_jeteshkrimi_standard.docx
b – Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
c – Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d – Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e – Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f – Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
g – Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
h – Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
i – Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhen online, në faqen elektronike të Portalit të Vëndeve Vakante të Pushtetit Vendor, duke filluar me procedurën e regjistrimit të aplikantit dhe duke ndjekur në vijmësi udhëzimet online
https://lgu.hrm.gov.al/
Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave online për procedurën e ngritjes në detyrë duhet të bëhet brenda datës: 13/6/2019
2.3
REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Në datën 23/6/2019, Njësia e Burimeve Njerëzore – Bashkia Tiranë, do të shpallë në faqen elektronike të Portalit të Vëndeve Vakante të Pushtetit Vendor, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, dhe në stendat e informimit të publikut listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e pranimit në kategorinë ekzekutive, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk plotësojnë kushtet e pranimit në kategorinë ekzekutive dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga Njësia e Burimeve Njerëzore – Bashkia Tiranë, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).
2.4
FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA
Kandidatët do të testohen në lidhje me:
a- Njohuritë mbi legjislacionin për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore;
b- Ligji nr 152/2013 “Për nëpunësin Civil”
c- Njohuritë mbi ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003 “Per rregullat e etikës në administratën publike”;
d- Ligji nr 121/2016 datë 24.11.2016 “Për sherbimet e kujdesit Shoqeror”, i ndryshuar
e- Ligji nr.10347 datë 04.11.2010 “Për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve”
f- Kodi i Familjes
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a – Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionet;
b – Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c – Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
2.5
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a- Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;
b- Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 40 pikë;
c- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 20 pikë
2.6
DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Njësia e Burimeve Njerëzore – Bashkia Tiranë, do të shpallë fituesin në faqen elektronike të Portalit të Vëndeve Vakante të Pushtetit Vendor, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe stendat e informimit të publikut. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës nëkëtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike, për rezultatet (nëpërmjet adresës së email).
Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e pranimit ne Shërbim Civil në kategorinë ekzekutive, do të marrin informacion në faqen elektronike të Portalit të Vëndeve Vakante të Pushtetit Vendor, për fazat e mëtejshme të kësaj procedure duke filluar nga data 23/6/2019.
Lëvizje paralele
Ngritje në detyrë