Në mbështetje të Ligjit nr.139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”; Ligjin nr. 7961,datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” (të ndryshuar), Urdhërit të Kryetarit të Bashkisë Nr.2743, datë 22.01.2021 të Kryetarit të Bashkisë Tiranë “Për disa ndryshime në strukturën dhe organikën e Agjencisë së Shërbimeve Funerale, institucion në varësi të Bashkisë Tiranë”, Njësia e Burimeve Njerëzore në përfundim të vlerësimit për procedurën e konkurimit për vendin e lirë të punës për pozicionin:
- Punëtor varrezash në Njësinë Administrative Zall – Bastar
Fituesi për pozicionin Punëtor varrezash është si më poshtë vijon:
- Selim Duka
Njoftohet Z.Selim Duka për tu paraqitur pranë zyrave të Agjencisë së Shërbimeve Funerale, me datë 02.04.2021.
Në mbështetje të Ligjit nr.139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”; Ligjin nr. 7961,datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” (të ndryshuar), Urdhërin e Kryetarit të Bashkisë Tiranë Nr.2743, datë 22.01.2021 “Për disa ndryshime në strukturën dhe organikën e Agjencisë së Shërbimeve Funerale, institucion në varësi të Bashkisë Tiranë”, Njësia e Burimeve Njerëzore në përfundim të vlerësimit për procedurën e rishpallur të konkurimit për 2 (dy) vende të lira pune për pozicionin:
- Punëtor varrezash në Sektorin Sharrë
Rezultati i konkurimit për pozicionin Punëtor varrezash është:
| Nr. | Emër Mbiemër | Pikët e dokumentave | Intervista me gojë | Totali i pikëve |
| 1 | Hysni Sula | 29 pikë | 45.4 pikë | 74.4 pikë |
| 2 | Musa Goxho | 18.3 pikë | 52.8 pikë | 71.1 pikë |
Kandidatë të skualifikuar nuk ka. Afati i ankimit është dy ditë nga shpallja e rezultateve të vlerësimit
Në mbështetje të Ligjit nr.139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”; Ligjin nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, (të ndryshuar), Urdhërin e Kryetarit të Bashkisë Tiranë nr.2743, datë 22.01.2021 “Për disa ndryshime në strukturën dhe organikën e Agjencisë së Shërbimeve Funerale, institucion në varësi të Bashkisë Tiranë”, Njësia e Burimeve Njerëzore në përfundim të vlerësimit për procedurën e konkurimit për vendin e lirë të punës për pozicionin:
- Roje në Sektorin Tufinë (një roje)
Rezultati i konkurimit për pozicionin e mësipërm është:
| Nr. | Emër Mbiemër | Pikët e dokumentave | Intervista me gojë | Totali i pikëve |
| 1 | Alban Ajazi | 20.3 pikë | 53.4 pikë | 73.7 pikë |
Kandidatë të skualifikuar nuk ka. Afati i ankimit është dy ditë nga shpallja e rezultateve të vlerësimit.