BASHKIA TIRANË AGJENCIA E SHËRBIMEVE FUNERALE REZULTATET PARAPRAKE

Në mbështetje të Ligjit nr.139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”; Ligjin nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” (të ndryshuar), Urdhërit të Kryetarit të Bashkisë Tiranë nr.3717/2, datë 01.02.2017 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Agjencisë së Shërbimeve Funerale, njësi në varësi të Bashkisë Tiranë” (të ndryshuar).

 

Njësia e Burimeve Njerëzore në përfundim të afatit të dorëzimit të dokumentacionit të aplikimit për vendin e lirë të punës për pozicionin:

 

Roje në Sektorin Tufinë ( 1 roje)

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:

 

  • Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe për vlerësimet e rezultateve individale në punë. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

 

  • Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

 

a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;

b- Eksperiencën e tyre të mëparshme;

c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

 

Kandidati i cili kalon në fazën e dytë të konkurimit për pozicionin punëtor varrezash është:

 

  1. Flamur Doka

 

Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 12 Tetor 2020 ora 10.30, në ambientet e Agjencisë së Shërbimeve Funerale.