BASHKIA TIRANE
NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK PËR NGRITJE NË DETYRË NË KATEGORINË E MESME DHE E ULËT DREJTUESE
Në zbatim të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të pikës 13, të Kreut II, të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Bashkia Tiranë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve për ngritjen në detyrë dhe kërkesave të posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:
- 565- Drejtor – Drejtoria e Protokollit dhe Ceremonialit Zyrtar, Drejtoria e Pergjithshme per Marredheniet me Publikun dhe Jashte, Bashkia Tirane – Kategoria: II-b
Kandidati/kandidatët i/e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është/janë:
1. Fiona Hasani
2. Klementin Syla
3. Salvator Gjecaj
A. Testimi me shkrimi do të zhvillohet në datën 17/08/2020 ora 13.00 Bashkia Tirane
B. Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 17/08/2020 ora 14.00 Bashkia Tiranë