Në zbatim të nenit 22 dhe 25 të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar , si dhe kreut II, III, IV dhe V të Vendimit nr.243 datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, peridhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” , Bashkia Skrapar shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive , për pozicionet :
· 1(një) Specialist Arkivi, në Drejtorinë Juridike, Prokurimeve dhe Burimeve Njerëzore kategoria e pagës IV A
1(një) Specialist Mjedisi, në Drejtorinë e Planifikimit Zhvillimit dhe Kontrollit të Territorit, kategoria e pagës IV A
1(një) Specialist i Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë Juridike, Prokurimeve dhe Burimeve Njerëzore, kategoria e pagës IV A
1(një) Specialist/Inspektor i Të Ardhurave, në Drejtorinë e Menaxhimit Financiar, Buxhetit dhe Tatim Taksave , Kategoria e pagës IV A
1(një) Specialist Prokurimesh, në Drejtorinë Juridike, Prokurimeve, Burimeve Njerëzore, kategoria e pagës IV A
1(një) Specialist Finance, në Drejtorinë e Menaxhimit Financiar, Buxhetit Tatim Taksave , IV A
1(një) Specialist Asetesh, në Drejtorinë e Menaxhimit Financiar, Buxhetit Tatim Taksave , IV A
1(një) Specialist i Mbrojtjes së Fëmijës dhe Barazisë Gjinore , në Drejtorinë e Shërbimit Social, Arsimit, Kulturës, Rinisë, Sportit, Kategoria e pagës IV-a
1(një) Koordinatore për të Drejtën e Informimit, në Drejtorinë Juridike, Prokurimeve, Burimeve Njerëzore, kategoria e pagës IV A
1(një) Specialist/Inspektor i Tatim Taksave, në Drejtorinë e Menaxhimit Financiar, Buxhetit dhe Tatim Taksave, Kategoria e pagës IV A
1(një) Përgjegjës I Sektorit të Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit, në Drejtorinë e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit , Kategoria e pagës II-b.
PËR MË TEPËR KLIKONI NË LINKUN BASHKËNGJITUR Njoftim_per_Shpallje