BASHKIA SHKODËR, VERIFIKIM PARAPRAK

Në zbatim të nenit 25 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndyshuar, si dhe si dhe të Kreut VII, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar;

Bashkia Shkodër në përfundim të proçedurës për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, për pozicionet si më poshtë vijon:.

– 1 (një) Specialist, Drejtoria e Administrimit të Sistemeve, Menaxhimit të Z1N, Projekteve TIK dhe Menaxhimit të Sistemeve të Informacionit pranë Drejtorisë së Përgjithshme Juridike, Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse, kategoria e pagës IV-2

njofton se:

Nuk ka kandidatë të kualifikuar.

Në përfundimit të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se pozicionet e mësipërme do të plotësohen me procedurën e pranimit në shërbimin civil.