Në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndyshuar, si dhe të Kreut III, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar;
Bashkia Shkodër shpall listën e kandidatëve që do t’i nënshtrohen proçedurës së konkurimit, në fazën e intervistës së strukturuar, për pranim në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive për pozicionet:
– 1 (një) Specialist, Sektori i Terrenit dhe Borxheve, Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore,. kategoria e pagës IV-2
Kandidatë të kualifikuar.
1. Besmir Nobolli
Intervista me gojë do të zhvillohet me date 06.01.2026, ora 14:00 në ambientet e Bashkisë Shkodër
Kandidatët ditën e intervistës duhet të jenë të pajisur me kartë identiteti.
Në zbatim të nenit 26, të kreut V, të ligjit nr.152 datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar; të kreut kreu III, të Vendimit nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar ;
Bashkia Shkodër, pas verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve dhe kërkesave të veçanta e të posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, shpall listën e kandidatëve të kualifikuar, për ngritje në detyrë dhe ngritje në detyrë me pranim nga jashtë shërbimit civil në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese, për pozicionin:
– Drejtor, Drejtoria e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit, kategoria II-2
Kandidat të kualifikuar.
1. Dionis Dragani
Testimi me shkrimi do të zhvillohet në datën 08.01.2026, ora 11:00 në ambientet e Bashkisë Shkodër
Intervista strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 08.01.2026, ora 13:00 në ambientet e Bashkisë Shkodër
Kandidatët ditën e testimit duhet të jenë të pajisur me kartë identiteti