Në zbatim të nenit 26, të kreut V, të ligjit nr.152 datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar; të kreut kreu I dhe III, të Vendimit nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar ;
Bashkia Shkodër, pas verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve dhe kërkesave të veçanta e të posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, shpall listën e kandidatëve të kualifikuar, për lëvizjen paralele brenda të njëjtës kategori, në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese, për pozicionin:
– Përgjegjës, Sektori i Transportit dhe Liçensimit, Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore, kategoria III-2
Nuk ka kandidat të kualifikuar.
Në përfundimit të procedurës së lëvizjes paralele brenda të njëjtës kategori, rezulton se pozicioni i mësipërm do të plotësohen me procedurën e ngritjes në detyrë në shërbimit civil.
Në zbatim të nenit 25 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndyshuar, si dhe si dhe të Kreut VII, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar;
Bashkia Shkodër në përfundim të proçedurës për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionet si më poshtë vijon:
– 1 (një) Specialist, Sektori i Arsimit, Drejtoria e Arsimit, kategoria e pagës IV-2
Nuk ka kandidatë të kualifikuar.
– 1 (një) Specialist, Sektori i Transportit dhe Liçensimit, Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore, kategoria e pagës IV-2
Nuk ka kandidatë të kualifikuar.
Në përfundimit të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se pozicionet e mësipërme do të plotësohen me procedurën e pranimit në shërbimin civil.