Në zbatim të nenit 25 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndyshuar, si dhe si dhe të Kreut VII, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar;
Bashkia Shkodër në përfundim të proçedurës për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionet si më poshtë vijon:
– 1 (një) Specialist, Sektori i Shqyrtimit të Lejeve, Drejtoria e Kontrollit të Zhvillimit të Territorit, kategoria e pagës IV-3
Nuk ka kandidatë të kualifikuar.
– 1 (një) Specialist (Inxhinier Ndërtimi Strukturist), Sektori i Ndjekjes së Investimeve, Drejtoria e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit, kategoria e pagës IV-3
Nuk ka kandidatë të kualifikuar.
– 1 (një) Specialist (Inxhinier Hidroteknik/ Elektrik), Sektori i Ndjekjes së Investimeve, Drejtoria e planifikimit dhe zhvillimit të Territorit,kategoria e pagës IV-3
Nuk ka kandidatë të kualifikuar
– 2 (dy) Specialist (Urbanist, Inxhinier Ndërtimi, Strukturist, Preventivues), Sektori i Projektimit, Drejtoria e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit, kategoria e pagës IV-3
Nuk ka kandidatë të kualifikuar
Në përfundimit të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se pozicionet e mësipërme do të plotësohen me procedurën e pranimit në shërbimin civil.