Njësia e Menaxhimit e Burimeve Njerëzore, Bashkia Roskovec në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të pikës 4, gërma b, të Kreut IV, të Vendimit nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, pas përfundimit të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për grupin e pozioneve:
1. “Specialist për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore”, në “Sektorin e Burimeve Njerëzore”, në “Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, Juridike dhe Arkivit”, klasa e pagës IV-3
Kandidati/kandidatët i/e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është/janë:
- Anxhela Ferdi Lazaj
- Graciela Arben Braho
A. Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 19.12.2025, ora 10:00, në ambientet e Bashkisë Roskovec.
B. Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 19.12.2025, ora 13:00, në ambientet e Bashkisë Roskovec.