BASHKIA PUSTEC – SHPALLJE FITUESI

Në mbështetje të Ligjit Nr.152/2013 “Për Nënpunësit civil”, I ndryshuar, Vendimit Nr.243 datë, 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin  në  kategorinë ekzekutive”, Vendimit 242 datë, 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira, në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” nga Sektori I Menaxhimit të Burimeve Njerëzore ju vemë në  djeni të procedurave të zhvilluara nga Komiteti I Përhershëm I Pranimit.

  1. Specialist Mjedisi

Komiteti I Përhershëm I Pranimit dhe të Ngritjes në Detyrë ka zhvilluar procedurat e konkurimit për pozicionin  e punës si Specialist Mjedisi dhe pas perfundimit te afatit per fazen e testimit, rezulton se nuk kemi asnje ekspert te fushes  per te vijuar me rekrutimin ju njoftojme se po e shtyjme edhe nje jave deri ne daten: 17.09.2020 ne pritje te paraqitjes se eksperteve komform percaktimeve ligjore DAP.