BASHKIA PUSTEC
SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE
DHE PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL
Lloji i diplomës
niveli minimal i diplomës “Bachelor ” Master Profesional”
ose te barazvlefshem.
Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për Nëpunësin civil”i ndryshuar si dhe të Kreut II, IV, dhe VII të VKM nr. 243, datë 18/03/2015 “Per pranimin, levizjen paralele, periudhen e proves dhe emerimin ne kategorine ekzekutive”, Njesia e Menaxhimit dhe Burimeve Njerezore shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil per kategorine ekzekutive për pozicionin:
- 1 (nje) Jurist për çështjet ligjore, Bashkia Pustec – kategoria e pages IV-a;
Pozicioni më sipër u ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele!
Vetëm në rast se, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se pozicioni është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil.
Për të dy procedurat (lëvizje paralele dhe pranimi ne kategorine ekzekutive ne sherbimin civil) aplikohet ne te njejten kohe
Afati për dorëzimin e dokumentave për
LËVIZJE PARALELE: |
02 Shtator 2019 |
Afati për dorëzimin e dokumentave për
PRANIMI NË SHËRBIMIN CIVIL: |
17 Shtator 2019 |
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin më sipër është:
- Perfaqeson institucionin ne grupet e punes te fushes juridike.
- Perfaqeson institucionin ne ceshtjet me te tretet.
- Jep mendim te specializuar lidhur me ceshtje te ndryshme ligjore te institucionit.
- Merr pjese ne hartimin e procedurave dhe standarteve ligjore kur legjislacioni i fushes kerkon nje gje te tille.
- Perditeson kuadrin ligjor me aktet normative me te fundit qe i perkasin fushes se pergjegjesise se institucionit dhe shperndan kete informacion brenda institucionit per zbatim.
- Permbush detyrat e ngarkuara nga Drejtoria e Burimeve Njerezore dhe Çeshtjeve ligjore.
- Trajton dhe zgjidh, brenda kuadrit te kompetencave, kerkesat apo ankesat e qytetareve te drejtuara sektorit perkates apo qe i delegohen nga Kryetari i Bashkise.
- Kontrollon zbatimin e legjislacionit në fuqi për cështjet që i propozohen për miratim Këshillit Bashkiak në relacionet dhe projekt-vendimet përkatëse.
- Harton projekt rregullore sipas specifikës së punës në sektorët përkatës.
- Siguron asistencen ligjore dhe juridike per njohjen me te mire dhe interpretimin e legjislacionit nga strukturat e Bashkise.
- Realizon krijimin e bibliotekës ligjore.
1 | LËVIZJA PARALELE |
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.
1.1 | KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA |
Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:
- a) Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori për të cilën aplikon;
- b) Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
- c) Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;
ç) Të plotësojë kriteret e veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si më poshtë:
- d) Te zoteroje diplome te nivelit “Bachelor” dhe “Master Profesional”ose te barazvlefshem ne Degen Juridike.
Tjetër:
- Të ketë njohuri mbi programet bazë të punës në kompjuter.
- Te kete eksperienece pune 2 (dy) vjet .
- Të ketë aftësi të mira komunikuese, koordinuese dhe të punës në grup.
1.2 | DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT |
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Njesise se Menaxhimit te Burimeve Njerezore, dokumentat si më poshtë:
a-Jetëshkrim i plotësuar;
b-Fotokopje të diplomës si dhe listen e notave;
c-Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d-Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e-Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f- Vërtetim të gjendjes gjyqësore;
g-Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
h-Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi.
i-Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.
Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në institucion, brenda datës 19.09.2019 Bashkia Pustec.
1.3 | REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK |
Në datën 24.09.2019, Njesia e Menaxhimit te Burimeve Njerëzore të Bashkisë Pustec do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në stenden e Bashkisë Pustec, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe daten ,vendin dhe oren e sakte ku do te zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga Njesia e Menaxhimit te Burimeve Njerëzore të Bashkisë Pustec , nëpërmjet adresës së e-mail, për shkaqet e moskualifikimit.
1.4 | FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA |
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
- Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë;
- Ligjin nr. 152/2013 “Për Nëpunësin civil” i ndryshuar dhe Kodin e Punes ;
- Kodin e Procedurave Administrative;
- Ligjin nr. 8503, datë 30.06.1999 “Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare”;
- Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
- Ligji nr. 135/2015 “Per Veteqeverisjen Vendore”
- Ligje te tjera ne fushen juridike.
1.5 | MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE |
Kandidatet do te vleresohen per pervojen , trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushen , si dhe çertifikimet pozitive . Totali i pikeve per kete vleresim eshte 40 pike.
Kandidatet gjate intervistes se strukturuar me goje do te vleresohen ne lidhje me :
- Njohurite , aftesite , kompetencen ne lidhje me pershkrimin e pozicionit te punes ;
- Eksperiencen e tyre te meparshme;
- Motivimin , aspiratat dhe pritshmerine e tyre per karrierren .
Totali i pikeve per kete vleresim eshte 60 pike.
Me shume detaje ne lidhje me vleresimin me pike, metodologjine e shperndarjes se pikeve menyren e llogarotjes, i gjeni ne Udhezimin nr. 2 date 27.03.2015 te Departamentit te Administrates Publike.
1.6 | DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT |
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Njesia e Menaxhimit te Burimeve Njerëzore të Bashkisë Pustec do të shpallë fituesin në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në stendat e Bashkisë Pustec.
Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike për shpalljen e fituesit.
2 | PRANIMI NË SHËRBIMIN CIVIL |
Vetëm në rast se pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende është vakant, ky pozicion është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive ne sherbimin civil.
Këtë Informacion do ta merrni në stenden e Bashkisë Pustec, duke filluar nga data 17.09.2019.
2.1 | KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT NE SHËRBIMIN CIVIL DHE KRITERET E VEÇANTA |
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë shërbimit civil të cilët plotësojnë kërkesat e nenit 21 të ligjit nr. 152/2013 i ndryshuar .
Kushtet qe duhet te plotesoje kandidati ne proceduren e pranimit ne sherbimin civil jane :
- Te jete shtetas shqiptar;
- Te kete zotesi per te vepruar;
- Te zoteroje gjuhen shqipe, te shkruar dhe te folur ;
- Te jete ne kushte shendetesore qe lejojne te kyeje detyren teknike perkatese;
- Te mos jete i denuar me vendim te formes se prere per kryerjen e nje krimi apo per kryerjen e nje kundravajtje penale me dashje;
Kandidati duhet te plotesojne kriteret e veçanta si vijon :
- Të zotërojë diplomë “Bachelor ”dhe “Master Profesional” ose te barazvefshem ne degen Juridike.
Tjeter:
- Të ketë njohuri mbi programet bazë të punës në kompjuter.
- Të ketë aftësi të mira komunikuese, koordinuese dhe të punës në grup.
2.2 | DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT |
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a-Jetëshkrim i plotësuar;
b-Fotokopje të diplomës dhe listen e notave;
c-Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d-Cdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
e-Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
f-Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
g- Vërtetim të gjendjes gjyqësore.
h- Deshmi penaliteti
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumentave të cituara më sipër, do të bëhet në Bashkinë Pustec .
Dokumentat e aplikimit duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në institucion, brenda datës 19.09.2019 në adresën Bashkia Pustec.
2.3 | REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK |
Brenda dates 26.09.2019, Njesia e menaxhimit te Burimeve Njerëzore të Bashkisë Pustec do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe ne stenden e Bashkise Pustec listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e pranimit ne kategorine ekzekutive, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e pranimit në shërbimin civil dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga Bashkia Pustec , për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).
2.4 | FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI ME SHKRIM DHE INTERVISTA |
Kandidatët do të testohen me shkrim në lidhje me:
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
- Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë;
- Ligjin nr. 152/2013 “Për Nëpunësin civil” i ndryshuar dhe Kodin e Punes;
- Kodin e Procedurave Administrative;
- Ligjin nr. 8503, datë 30.06.1999 “Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare”;
- Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
- Ligji nr. 135/2015 “Per Veteqeverisjen Vendore”
- Ligje te tjera ne fushen juridike.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionet;
- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
2.5 | MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE |
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
- deri në 60 pikë për vlerësimin me shkrim
- Intervisten e strukturuar me goje qe konstiton ne motivimin, aspiratat dhe pritshmerine e tyre per karrieren , deri ne 25 pike.
- Jeteshkrimin, qe konstiton ne vleresimin e arsimimit te pervojes e te trajnimeve , te lidhura me fushen, deri ne 15 pike.
2.6 | DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT |
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Pustec do të shpallë fituesin në portali “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe stenden e Bashkise Pustec . Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).
Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e konkurimit, do të marrin informacion për fazat e mëtejshme të procedurës së konkurrimit ne portalin “Sherbimi Kombetar i Punesimit “ si dhe ne stendat e Bashkise Pustec :
– për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak,
– datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi
Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme portalin e “Sherbimit Kombetar te Punesimit “ duke filluar nga data 19.09.2019 |