Në zbatim të nenit 25 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, si dhe si dhe të Kreut VII, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhen e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive,” për procedurat e shpallura për konkurim për pozicionin:
- Specialist i tatim-taksave (një pozicion i lirë) në Sektorin e Tatim-Taksave, Drejtoria e Menaxhimit Financiar, kategoria e pagës IV-3 .
Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Pukë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të publikuara në shpalljen për konkurim, njofton se për pozicionin e mësipërm ka 1 kandidaturë të përzgjedhur.
1. Nail Alija
Për sa më sipër njoftohet kandidati se intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet me datë 06.11.2025, ora 10.00 në ambientet e Bashkisë Pukë (Salla e mbledhjeve të Këshilli Bashkiak).
Në zbatim të nenit 25 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, si dhe si dhe të Kreut VII, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhen e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive,” për procedurat e shpallura për konkurim për pozicionet:
- Specialist i emergjencave civile (një pozicion i lirë), Sektori i Emergjencave Civile, Drejtoria e Shërbimeve Publime dhe Emergjencave, Bashkia Pukë-kategoria IV-3.
- Specialistë ndërtimi ( tre pzocione të lira ) në Sektorin e Planifikimit Urban, Drejtoria e Planifikimit të Territorit dhe Investimeve Publike, kategoria e pagës IV-3.
- Specialistë integrimi, (tre pozicione të lira) në Drejtorinë e Zhvillmit të Turizmit, kategoria e pagës IV-3 .
Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Pukë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të publikuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionet e mësipërme nuk ka kandidatura të përzgjedhura.
Për sa më sipër njoftojmë kandidatët se pozicionet e mësipërme janë të hapura për procedurën e pranimit në sherbimin civil.
