Në zbatim të nenit 25 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, si dhe si dhe të Kreut VII, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhen e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive,” për procedurat e shpallura për konkurim për pozicionet:
- Specialist i Burimeve Njerëzore”, Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Çështjeve Juridike, Bashkia Pukë, Klasa IV, Kategoria IV-3.
- Specialist për Bujqësinë dhe Administrimin e Tokave Buqjësore, Drejtoria e Menaxhimit të Pyjeve, Kullotave dhe Bujqësisë, Bashkia Pukë, Klasa IV, Kategoria e pagës IV-3
Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Pukë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të publikuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionet e mësipërme nuk ka kandidatura të përzgjedhura.
Për sa më sipër njoftojmë kandidatët se pozicionet e mësipërme janë të hapura për procedurën e pranimit në sherbimin civil.
Në zbatim të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, si dhe të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese,” për procedurat e shpallura për konkurim për pozicionin:
- Përgjegjës në Sektorin e Ndihmës Ekonomike dhe Çështjeve Sociale, Kategoria : III- 2
Drejtoria e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Pukë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të publikuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionet e mësipërme nuk ka kandidatura të përzgjedhura.
Për sa më sipër njoftojmë kandidatët se pozicioni i mësipërm është i hapur për procedurën e ngritjes në detyrë.