BASHKIA PUKË, VERIFIKIM PARAPRAK

Në zbatim të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, si dhe të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese,” për procedurat e shpallura për konkurim për pozicionin:

  • Përgjegjës, në Sektorin e Prokurimeve Publike dhe Çështjeve Juridike, Kategoria: III- 2

Drejtoria e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Pukë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të publikuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionet e mësipërme nuk ka kandidatura të përzgjedhura.

Për sa më sipër njoftojmë kandidatët se pozicioni i mësipërm është i hapur për procedurën e ngritjes në detyrë.