Në zbatim të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, Kreut III, të VKM Nr. 243, datë 18.03.2015 “ Për Pranimin , Lëvizjen paralele , periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Drejtoria e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Pukë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve për pranim në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurim, Drejtoria e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, Bashkia Pukë njofton se për pozicionin e mëposhtëm nuk ka kandidatura të përzgjedhura.
- “Specialist turizmi” në Drejtorinë e Zhvillimit të Turizmit, kategoria e pagës IV-3
Procedura mbyllet për shkak të mosparaqitjes së asnjë kandidati.
Shënim: “Specialist turizmi” në Drejtorinë e Zhvillimit të Turizmit, kategoria e pagës IV-3, kanë qenë dy pozicione të shpallura; për njërin prej tyre ka një kandidaturë të përzgjedhur, ndërsa për pozicionin tjetër nuk është paraqitur asnjë aplikant.