Në zbatim të nenit 32 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”,i ndryshuar, si dhe të Kreut III,VIII të Vendimit nr. 118, datë 05/03/2014 “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nivelit të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe të anëtarëve të TND-së”, ndryshuar me VKM nr. 388, datë 06.05.2015 “Për disa ndryshime dhe shtesa në VKM nr. 118, datë 05/03/2014”, të Vendimit nr. 18, datë 27.02.2025 të Këshillit Bashkiak “Për planin vjetor të pranimit në shërbimin civil të Bashkisë Prrenjas për vitin 2025”, Urdhërin e Kryetarit të Bashkisë nr. 195, datë 27.05.2025 “Për nisjen e procedurave të shpalljes së vendeve vakante në Bashkinë Prrenjas për vitin 2025 në zbatim të planit vjetor të pranimit në shërbimin civil”, Bashkia Prrenjas njofton se lista e kandidatëve të kualifikuar në fazën e verifikimit paraprak për pozicionin:
- – Sekretar i Përgjithshëm në Bashkinë Prrenjas
Është si më poshtë:
1. Zamira Çekrezi
Në bazë të VKM nr. 118, datë 05.03.2014,i ndryshuar, kandidatët që nuk janë kualifikuar do të njoftohen individualisht nëpërmjet emailit për arsyet e moskualifikimit.