Në zbatim të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”,
Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Prrenjas, në përfundim të afatit për dorëzimin e dokumentacionit për lëvizje paralele njofton se për pozicionet:
Drejtor në Drejtorinë e Zhvillimit Ekonomik dhe Administrimit Financiar
Drejtor në Drejtorinë e Urbanistikës dhe Zbatimit të Politikave të BE-së
Drejtor në Drejtorinë e Mirëmbajtjes së Rrugëve dhe Transportit
Nuk u paraqit asnjë kandidat.
Për sa më sipër njoftojmë kandidatët se pozicioni është i hapur për procedurën e ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil.