Në zbatim të nenit 25 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar dhe të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015 “ Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, të Këshillit të Ministrave, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore pranë Bashkisë Pogradec, njofton se :
Nga verifikimi i kryer pranë sektorit të arkiv – protokollit dhe Sektorit të Burimeve Njerëzore, rezulton se NUK është paraqitur asnjë aplikim për lëvizje paralele, për këto procedura nga nëpunës civilë të së njëjtës kategori, vazhdon procedura për pranimin në shërbimin civil në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil, për pozicionet si më poshtë :
1 (Një) Pozicion – “Specialist Finance”, Sektori i Financave dhe Buxhetit, Drejtoria Ekonomike dhe Menaxhimit Financiar, kategoria e pagës III-b.
1 (Një) Pozicion – “Inspektor për mbrojtjen e konsumatorit (Veteriner)”, Inspektoriati i Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Tregjeve, Drejtoria e Kontrollit dhe Mbrojtjes së Territorit, kategoria e pagës IV-b.
Në zbatim të nenit 25 dhe nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, dhe VKM-së nr. 242 datë 18/03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese” dhe VKM- së nr. 243 datë 18/03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerezore pranë Bashkisë Pogradec, dërgon njoftimin mbi përfundimin e procedurës të lëvizjes paralele:
1 (Një) Pozicion – “ Përgjegjës Sektori ”, Sektori i Turizmit, Muzeut dhe Trashëgimisë Kulturore, Drejtoria e Turizmit, Kulturës, Rinisë, Muzeut dhe Trashëgimisë Kulturore, Kategoria e pagës III-b.
1 (Një) Pozicion – “ Përgjegjës Sektori ”, Sektori i Bujqësisë dhe Trajtimit të Titujve të Pronësisë, Drejtoria e Mbrojtjes së Tokës dhe Koordinimit me Nj.A, kategoria e pagës III/ a 1.
1 (Një) Pozicion – “ Drejtor ”¸ Drejtoria e Mbrojtjes së Tokës dhe Koordinimit me Nj.A kategoria e pagës II-b.
1 (Një) Pozicion – “ Specialist Finance ”, Sektori i Financave dhe Buxhetit, Drejtoria Ekonomike dhe Menaxhimit Financiar, kategoria e pagës III-b.
1 (Një) Pozicion – “ Inspektor për mbrojtjen e konsumatorit (Veteriner) ”, Inspektoriati i Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Tregjeve, Drejtoria e Kontrollit dhe Mbrojtjes së Territorit, kategoria e pagës IV-b.
Në zbatim të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar dhe të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, të Këshillit të Ministrave, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore pranë Bashkisë Pogradec, njofton se :
Nga verifikimi i kryer pranë sektorit të arkiv – protokollit dhe Sektorit të Burimeve Njerëzore, rezulton se NUK është paraqitur asnjë aplikim për lëvizje paralele, për këtë procedurë nga nëpunës civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil, vazhdon procedura për ngritje në detyrë, për pozicionin si më poshtë :
1(Një) Pozicion – “Përgjegjës Sektori”, Sektori i Turizmit, Muzeut dhe Trashëgimisë Kulturore, Drejtoria e Turizmit, Kulturës, Rinisë, Muzeut dhe Trashëgimisë Kulturore, kategora e pagës III-b.
1 (Një) Pozicion – “Përgjegjës Sektori”, Sektori i Bujqësisë dhe Trajtimit të Titujve të Pronësisë, Drejtoria e Mbrojtjes së Tokës dhe Koordinimit me Nj.A, kategoria e pagës III/ a 1.
1 (Një) Pozicion – “Drejtor”¸ Drejtoria e Mbrojtjes së Tokës dhe Koordinimit me Nj.A kategoria e pagës II-b.