BASHKIA POGRADEC VERIFIKIM PARAPRAK

Në zbatim të nenit 25 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar dhe të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015 “ Për pranimin, lëvizjen paralele,periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, të Këshillit të Ministrave, Njësia e Menaxhimit te Burimeve Njerezore pranë Bashkisë Pogradec, njofton se :

Nga verifikimi i kryer pranë sektorit të arkiv – protokollit dhe Sektorit të Burimeve Njerëzore, rezulton se NUK  është paraqitur asnjë aplikim për lëvizje paralele, për këtë proçedurë nga nëpunës civilë të së njëjtës kategori,vazhdon proçedura për pranimin në shërbimin civil. në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil, për pozicionet si më poshtë :

2 (Dy) Pozicione – Specialist finance në Drejtorinë e Administrimit të Çështjeve Ekonomike dhe financiare, Kategoria e pagës III-b.

1 (një) Pozicion- Specialist për ankimet gjyqësore dhe administrative në Drejtorinë e Çështjeve Juridike, Prokurimeve dhe Aseteve, Kategoria e pagës IV-a.