Në mbështetje të ligjit nr. 152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 22, si dhe VKM-së nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu IV “Konkurrimi”, pika 1, shkronja a, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në përfundim të afatit kohor për dorëzimin e dokumentacionit të kandidatëve për konkurrim dhe procedurës për pranimin në shërbimin civil në pozicionin e mëposhtëm :
- 1 (një) Pozicion- Specialist i burimeve njerëzore, Sektori i Menaxhimit të Burimeve dhe Çështjeve Administrative, Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse, Kategoria IV-3,
Njofton se:
I.Lista e kandidatëve që plotësojnë kriteret e përgjithshme dhe të posaçme të pozicioneve të lira dhe që kualifikohen për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit është si më poshtë:
1. Znj. Elena Spahi
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datë 13.11.2026 në orën 11:00, dhe intervista e strukturuar në datë 16.11.2026 në orën 10:00 në ambientet e Bashkisë Pogradec.
Në zbatim të nenit 26 të ligjit nr. 152/2013 “ Për nëpunësin civil, i ndryshuar ,Vendimit nr. 242, datë 18.03.2015 “ Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Njesia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, pranë Bashkisë Pogradec njofton se:
- 1 ( një) pozicion- Përgjegjës Sektori, pranë Sektorit të Koordinimit Europian dhe Ndihmës së Huaj, Drejtoria e Integrimit Europian, Kategoria e pagës III-3.
Njofton se :
Kandidati që plotëson kriteret për t’u kualifikuar në fazën e dytë të konkurrimit është:
Znj. Enkeleda Mullisti
Testimi me shkrim do të zhvillohet ditën e premte , datë 13.11.2026, në orën 11:00, dhe intervista me gojë do të zhvillohet ditën e hënë më datë 16.11.2026 në datë në orën 10:00 pranë ambjenteve të Bashkisë Pogradec.
Në zbatim të nenit 26 të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil, i ndryshuar,Vendimit nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Njesia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, pranë Bashkisë Pogradec njofton se:
- 1 (një) pozicion- Drejtor Drejtorie, pranë Drejtorisë së Integrimit Europian, Kategoria e pagës II-2.
Njofton se :
Kandidati që plotëson kriteret për t’u kualifikuar në fazën e dytë të konkurrimit është:
Znj. Blerta Çomo
Testimi me shkrim do të zhvillohet ditën e premte , datë 13.11.2026, në orën 11:00, dhe intervista me gojë do të zhvillohet ditën e hënë më datë 16.11.2026 në datë në orën 10:00 pranë ambjenteve të Bashkisë Pogradec.