Në zbatim të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar dhe të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015 “ Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, pranë Bashkisë Pogradec, njofton se:
Nga verifikimi i kryer pranë sektorit të arkiv – protokollit pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse, rezulton se NUK është paraqitur asnjë aplikim për lëvizje paralele, për këte proçedurë nga nëpunës civilë të së njëjtës kategori,vazhdon proçedura për ngritjen në detyrë dhe plotësimin e vendeve të lira për kategorinë e ulët drejtuese, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil, për pozicionin si më poshtë:
- 1 (Një) Pozicion – Përgjegjës Sektori, pranë Sektorit të Koordinimit Europian dhe Ndihmës së Huaj, Drejtoria e Integrimit Europian, Kategoria e pagës III-3.
Në mbështetje të nenit 22 dhe 25 të ligjit nr. 152/2013 “ Për nëpunësin civil, i ndryshuar ,Vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 “ Për pranimin, lëvizjen paralele,periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Njesia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, pranë Bashkisë Pogradec njofton se :
Nga verifikimi i kryer pranë sektorit të arkiv – protokollit , Drejtorisë së Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse, rezulton se NUK është paraqitur asnjë aplikim për lëvizje paralele, për këtë procedurë nga nëpunës civilë të së njëjtës kategori,vazhdon procedura për pranimin në shërbimin civil, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil për pozicionin si më poshtë:
- 1 (një) pozicion- “Specialist i burimeve njerëzore” Sektori i Menaxhimit të Burimeve Njerëzore dhe Çështjeve Administrative, Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse, Katergoria IV-3.
Në zbatim të nenit 26 të ligjit nr. 152/2013 “ Për nëpunësin civil, i ndryshuar ,Vendimit nr. 242, datë 18.03.2015 “ Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Njesia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, pranë Bashkisë Pogradec njofton se:
Nga verifikimi i kryer pranë sektorit të arkiv – protokollit, pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse, rezulton se NUK është paraqitur asnjë aplikim për lëvizje paralele, për këtë procedurë nga nëpunës civilë të së njëjtës kategori,vazhdon procedura për ngritje në detyrë dhe plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e mesme drejtuese, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil për pozicionin si më poshtë:
- 1 (një) pozicion- Drejtor, pranë Drejtorisë së Integrimit Europian, Kategoria e pagës II-2.