BASHKIA POGRADEC, VERIFIKIM PARAPRAK

Në zbatim të nenit 25 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar dhe të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015 “ Për pranimin, lëvizjen paralele,periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, të Këshillit të Ministrave, Njësia e Menaxhimit te Burimeve Njerezore pranë Bashkisë Pogradec, njofton se:

Nga verifikimi i kryer pranë sektorit të arkiv – protokollit dhe Sektorit të Burimeve Njerëzore, rezulton se NUK është paraqitur asnjë aplikim për lëvizje paralele, për këto proçedura nga nëpunës civilë të së njëjtës kategori,vazhdon proçedura për pranimin në shërbimin civil. në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil, për pozicionet si poshtë:

  • 1 (Një) Pozicion – Specialist jurist, pranë Sektorit të Asistencës Ligjore dhe Ankimeve Gjyqësore/Administrative, Drejtoria e Çështjeve Juridike dhe Prokurimeve Publike, Kategoria e pagës IV-4.

Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”,i ndryshuar, të Këshillit të Ministrave, Njësia e Menaxhimit te Burimeve Njerezore pranë Bashkisë Pogradec, njofton se:

Nga verifikimi i kryer pranë sektorit të arkiv – protokollit dhe Sektorit të Burimeve Njerëzore, rezulton se NUK është paraqitur asnjë aplikim për lëvizje paralele, për këtë proçedurë nga nëpunës civilë të së njëjtës kategori,vazhdon proçedura për ngritje në detyrë dhe pranimin në shërbimin civil, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil, për pozicionin si më poshtë :

  • 1 (Një) Pozicion – Drejtor në Drejtorinë e Emergjencave, Strehimit, Pronësisë dhe Bashkëpronësisë, Administrimit të Tokës dhe Supervizimit të Shërbimeve , Kategoria e pagës II-2.

Në zbatim të nenit 25 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar dhe të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015 “ Për pranimin, lëvizjen paralele,periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar, të Këshillit të Ministrave, Njësia e Menaxhimit te Burimeve Njerezore pranë Bashkisë Pogradec, njofton se :

Nga verifikimi i kryer pranë sektorit të arkiv – protokollit dhe Sektorit të Burimeve Njerëzore, rezulton se NUK është paraqitur asnjë aplikim për lëvizje paralele, për këto proçedura nga nëpunës civilë të së njëjtës kategori,vazhdon proçedura për pranimin në shërbimin civil. në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil, për pozicionin si më poshtë :

  • 1 (Një) Pozicion – Specialist për shpronësimet, Sektori i Strehimit, Shpronësimeve dhe Bashkëpronësisë, Drejtoria e Emergjencave, Strehimit, Pronësisë dhe Bashkëpronësisë, Administrimit të Tokës dhe Supervizimit të Shërbimeve, Kategoria e pagës IV-4.