Në mbështetje të ligjit nr. 152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 26, si dhe VKM-së nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në përfundim të procedurës për ngritje në detyrë për pozicionin si më poshtë :
- 1 (Një) Pozicion –Përgjegjës në Sektorin e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, Çështjeve Administrative, Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse, Kategoria e pagës III-2.
Njofton se:
I.Lista e kandidatëve që plotësojnë kriteret e përgjithshme dhe të posaçme të pozicionit të lirë dhe që kualifikohen për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit është si më poshtë:
1. Sonalda Sllogu
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datë 08.01.2026 në orën 10:00, dhe intervista e strukturuar në datë 09.01.2025 në orën 10:00, në ambientet e Bashkisë Pogradec.
Në mbështetje të ligjit nr. 152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 22, si dhe VKM-së nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu IV “Konkurrimi”, pika 1, shkronja a, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në përfundim të afatit kohor për dorëzimin e dokumentacionit të kandidatëve për konkurrim dhe procedurës për pranimin në shërbimin civil në pozicionin e mëposhtëm :
- 1 (Një) Pozicion –Specialist për statistikën, asetet dhe menaxhimin e performancës, Sektori i Administrimit të Aseteve, Statistikës Menaxhimi i Performancës dhe Bashkëpronësisë, Drejtoria Ekonomike dhe Menaxhimit Financiar, Kategoria e pagës IV-4.
- 1 (Një) Pozicion – Specialist për prokurimet publike, pranë Sektorit të Prokurimeve Publike, Drejtoria e Çështjeve Juridike dhe Prokurimeve Publike, Kategoria e pagës IV-4.
- 1 (Një) Pozicion – Specialist jurist, pranë Sektorit të Asistencës Ligjore dhe Ankimeve Gjyqësore/Administrative, Drejtoria e Çështjeve Juridike dhe Prokurimeve Publike, Kategoria e pagës IV-4.
Njofton se:
I. Lista e kandidatëve që plotësojnë kriteret e përgjithshme dhe të posaçme të pozicioneve të lira dhe që kualifikohen për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit është si më poshtë:
1. Redi Dandallaku
2. Nensi Naum
3. Viola Pulia
Testimi me shkrim dhe intervista do të zhvillohet në datë 08.01.2026 në orën 11:00, dhe intervista e strukturuar në datë 09.01.2026 në orën 11:00 në ambientet e Bashkisë Pogradec.