Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, të Këshillit të Ministrave, Njësia e Menaxhimit te Burimeve Njerezore pranë Bashkisë Pogradec, njofton se:
Nga verifikimi i kryer pranë sektorit të arkiv – protokollit dhe Sektorit të Burimeve Njerëzore, rezulton se NUK është paraqitur asnjë aplikim për lëvizje paralele, për këtë proçedurë nga nëpunës civilë të së njëjtës kategori,vazhdon proçedura për ngritje në detyrë dhe pranimin në shërbimin civil, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil, për pozicionin si më poshtë :
- 1 (Një) Pozicion –Përgjegjës në Sektorin e prokurimeve publike, Drejtoria e Çështjeve Juridike dhe Prokurimeve Publike , Kategoria e pagës III-2.