BASHKIA POGRADEC, VERIFIKIM PARAPRAK

Në mbështetje të nenit 22 dhe 25 të ligjit nr. 152/2013 “ Për nëpunësin civil, i ndryshuar ,Vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 “ Për pranimin, lëvizjen paralele,periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Njesia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, pranë Bashkisë Pogradec njofton se :

Nga verifikimi i kryer pranë sektorit të arkiv – protokollit Drejtorisë së Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse, rezulton se NUK është paraqitur asnjë aplikim për lëvizje paralele, për këtë procedurë nga nëpunës civilë të së njëjtës kategori,vazhdon procedura për pranimin në shërbimin civil, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil për pozicionin si më poshtë :

1 (një ) pozicion – Specialist për supervizim shërbimesh, pranë Sektorit të Supervizimit të Shërbimeve , Drejtoria e Emergjencave Civile, Strehimit, Administrimit të Tokës Bujqësore në Nj.a Supervizmit dhe Shërbimeve , Klasa IV, Kategoria IV-4, Bashkia Pogradec.

2(dy) pozicione – Specialist për zhvillimin dhe promovimin e turizmit, Sektori i Turizmit dhe Rinisë, Drejtoria e Turizmit, Trashëgimisë Kulturore dhe Rinisë, Klasa IV, Kategoria e pagës IV-4.

1 ( një ) pozicion- Specialist për integrimin europian , Njesia e Integrimit Europian, Klasa IV, Kategoria IV-4

1 ( një) pozicion – Specialist për teknologjinë e informacionit, pranë Sektorit të Menaxhimit të Burimeve Njerëzore dhe Çështjeve Administrative,Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse, Klasa IV, Kategoria IV-3.

1 (një) pozicion – Specialist për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve , pranë Sektorit të Përfshirjes Sociale, Barazisë Gjinore dhe Mbrojtjes së Fëmijëve, pranë Drejtorisë së Shërbimeve Sociale , Klasa IV, Kategoria IV-3.