Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të Këshillit të Ministrave, Njësia e Menaxhimit te Burimeve Njerëzore pranë Bashkisë Pogradec shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, për pozicionin:
- 1 (Një) Pozicion – Specialist për prokurimet publike, pranë Sektorit të Prokurimeve Publike, Drejtoria e Çështjeve Juridike dhe Prokurimeve Publike, Kategoria e pagës IV-4.
- 1 (Një) Pozicion – Specialist jurist, pranë Sektorit të Asistencës Ligjore dhe Ankimeve Gjyqësore/Administrative, Drejtoria e Çështjeve Juridike dhe Prokurimeve Publike, Kategoria e pagës IV-4.
- 1 (Një) Pozicion –Specialist për statistikën, asetet dhe menaxhimin e performancës, Kategoria e pagës IV-4, Sektori i Administrimit të Aseteve, Statistikës dhe Menaxhimi i Performancës dhe Bashkëpronësisë, Statistikës Drejtoria Ekonomike dhe Menaxhimit Financiar.
PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR: shpallje per statistiken Shpallje jurist