Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të Këshillit të Ministrave, Njësia e Menaxhimit te Burimeve Njerëzore pranë Bashkisë Pogradec shpall proçedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, për pozicionet:
1 ( një ) pozicion– Specialist për Projektet e Infrastrukturës dhe Planifikimin e Territorit, në Sektorin e Planifikimit Urban dhe Projektimit, Drejtoria e Kontrollit, Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit, kategoria e pagës IV-a.
1( një) pozicion- Specialist për kontrollin e zbatimit të lejave , projekteve dhe dokumentacionit për certificate përdorimi , në Sektorin e Kontrollin të Zhvillimit të Territorit, Drejtoria e Kontrollit, Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit, kategoria e pagës IV-a.
PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR Specialist per projektet e infrastruktures