BASHKIA POGRADEC, REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në mbështetje të ligjit nr. 152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 22, si dhe VKM-së nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu IV “Konkurrimi”, pika 1, shkronja a, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në përfundim të afatit kohor për dorëzimin e dokumentacionit të kandidatëve për konkurrim dhe procedurës për pranimin në shërbimin civil në pozicionin e mëposhtëm :

1 (një) Pozicion- “Specialist për prokurimet publike”, në Sektorin e Prokurimeve Publike, Drejtoria e Çështjeve Juridike dhe Prokurimeve Publike, Kategoria e pagës III-b,

Njofton se: Nuk ka asnjë kërkesë që plotëson kriteret e vendosura te shpallja për këtë pozicion të lirë pune dhe kjo procedurë mbyllet pa fitues.