Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26 “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë.18.03.2015, ndryshuar me VKM nr. 748, datë 19.12.2018 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Bashkia Mirditë, në përfundim të procedurës së ankimimit të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve dhe kërkesave të posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin
‘’Drejtor i Drejtorisë Juridike-Prokurimeve dhe Marrëdhënieve me Qytetarët – Bashkia Mirditë – Kategoria e pagës II-2’’.
Kandidatët e kualifikuar janë:
Nuk ka asnjë kandidat që ka paraqitur interes për konkurim as për lëvizje paralele as per ngritje në detyrë dhe as për pranim nga jashtë dhe si rrjedhojë nuk ka kandidat të kualifikuar nga njësia Përgjegjëse!
Procedura mbyllet për tu rihapur në një fazë tjetër.