BASHKIA MIRDITË, VERIFIKIM PARAPRAK

Në zbatim të neneve 22, 23, 24, 25 të Ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, VKM-së nr.242 datë 18.03.2015, “Për plotësimin e vendeve të lira të punës në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, ndryshuar me VKM nr.748 datë 19.12.2018, Njësia e Burimeve Njerëzore në Bashkinë Mirditë njofton se për pozicionin:

1. “Përgjegjës Sektori i Zhvillimit të Territorit dhe Aplikimeve te Lejeve”– në varësi të Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit – Bashkia Mirditë

Kandidatët e kualifikuar në vlerësimin paraprak nga Njësia Përgjegjëse e Burimeve Njerëzore për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit, në procedurën e lëvizjes paralele:

Nuk ka asnjë kadidat që ka aplikuar, për procedurën e lëvizjes paralele, ndaj procedura konsiderohet e mbyllur, për të vazhduar me procedurën e ngritjes në detyrë, bazuar në VKM nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira të punës në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, ndryshuar me VKM nr.748, datë 19.12.2018.

 

2. Përgjegjës Sektori “Juridik dhe Prokurime”, në varësi të Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, Juridike dhe Marrëdhënieve me Qytetarët – Bashkia Mirditë.

Kandidatët e kualifikuar në vlerësimin paraprak nga Njësia Përgjegjëse e Burimeve Njerëzore për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit, në procedurën e lëvizjes paralele:

Nuk ka asnjë kadidat që ka aplikuar, për procedurën e lëvizjes paralele, ndaj procedura konsiderohet e mbyllur, për të vazhduar me procedurën e ngritjes në detyrë, bazuar në VKM nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira të punës në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, ndryshuar me VKM nr.748, datë 19.12.2018.

3. “Përgjegjës Sektori i Arkiv-Protokollit” – në varësi të Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, Juridike dhe Marrëdhënieve me Qytetarët.

 

Kandidatët e kualifikuar në vlerësimin paraprak nga Njësia Përgjegjëse e Burimeve Njerëzore për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit, në proçedurën e lëvizjes paralele:

Nuk ka asnjë kadidat që ka aplikuar, për procedurën e lëvizjes paralele, ndaj procedura konsiderohet e mbyllur, për të vazhduar me procedurën e ngritjes në detyrë, bazuar në VKM nr. 242, dt.18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira të punës në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, ndryshuar me VKM nr. 748 dt.19.12.2018.