Në zbatim të Ligjit nr. 152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26 “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” dhe VKM nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, ndryshuar me VKM nr. 748, dt.19.12.2018,
*Përgjegjës i sektorit juridik – Klasa III.a.1 – Drejtoria juridike, Prokurimeve Publike Rregullit dhe Shërbimeve të Brendshme”
Kandidatët e kualifikuar në vlerësimin paraprak nga Njësia Përgjegjëse e Burimeve Njerëzore për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit, në procedurën e lëvizjes paralele:
Nuk ka asnjë kandidat që ka aplikuar, apo shprehur interesin për këtë pozicion.
· Prandaj kalohet në procedurën e ngritjes në detyrë.