Në zbatim nenit 26 të Ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, VKM-së nr. 242 datë 18.03.2015, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, ndryshuar me VKM nr. 748 dt.19.12.2015, Njësia Përgjegjëse e Burimeve Njerëzore, pas proçedurave të kryera, konform bazës ligjore e normative të sipërcituara, shpall se për pozicionin e punës:
- “Përgjegjës-Sektori i Pasurive të Paluajtshme, Aseteve Publike dhe Risku”, Bashkia Mirditë.
Kandidati fitues, në fazën përmbyllëse të proçedurës së konkurimit, të shpallur nga Komiteti për Ngritjen në Detyrë dhe Pranimin të nëpunësve civilë-Bashkia Mirditë, që ka fituar e do të emërohet në detyrë është:
- Edisnajda Vuka.
Njësia Përgjegjëse e Burimeve Njerëzore, brenda 5 ditëve do të nxjerre aktin e emërimit të nëpunësit të Kategorisë së Ulët Drejtuese në pozicionin përkatës.