Në zbatim nenit 22, 23, 24, 25 të Ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, VKM-së nr. 242, datë 18.03.2015, “Për plotësimin e vendeve të punës në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese të Nëpunësve Civil, ndryshuar me VKM nr. 748, dt. 18.12.2018, Njësia Përgjegjëse e Burimeve Njerëzore në Bashkinë Mirditë njofton se për pozicionin:
- “Përgjegjës” – Sektori Burimeve Njerëzore dhe Përshkrimi Punës,
Bashkia Mirditë.
Kandidatët që plotësojnë kushtet për klasifikim paraprak, për të vazhduar konkurimin për fazën e testimit me shkrim janë:
- Viktor Gjoka
Testimi me shkrim do të zhvillohet me dt. 25.06.2021, në Sallën e Mbledhjeve të Këshillit Bashkiak, pranë Godina e Shërbimit të Qytetarëve, Kati I-rë, ora 13:30. Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në të njejtin ambient (si më sipër!) me dt. 02.07.2021, ora 14:00.
Në rast ndryshimesh për arsye të ndryshme, njoftimi do bëhet nëpërmjet postës elektronike.