Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II, III, IV dhe VII të Vendimit nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave,
“Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”,
Drejtoria e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Mat shpall procedurat e lëvizjes paralele, dhe pranim nga jashtë në shërbimin civil për pozicionet:
Specialist i Infrastrukturës në Sektorin e Infrastrukturës pranë Drejtorisë së Shërbimeve Bashkiake, Bashkia Mat – Kategoria e pagës IV-a
Specialist i Mbrojtjes Civile në Sektorin e Mbrojtjes Civile dhe Pronave, Drejtoria e Mbrojtjes Civile dhe Pronave, Bashkia Mat – Kategoria e pagës IV-a
Specialist i Strehimit Social në Sektorin e Ndihmës Ekonomike, Paaftësisë dhe Strehimit Social, Drejtoria e Shërbimeve Sociale, Bashkia Mat – Kategoria e pagës IV-a
Specialist i Arsimit, në Sektorin e Arsimit, Kulturës dhe Sportit, në Drejtorinë e Shërbimeve Bashkiake, Bashkia Mat – Kategoria e pagës IV-a
Specialist në Sektorin e Menaxhimit të Projekteve të Huaja, në Drejtorinë e Shërbimeve Bashkiake – Kategoria e pagës IV-a
PËR MË TEPËR KLIKONI NË LINKUN BASHKËNGJITUR Fw__shpallje