SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE, PRANIM NGA JASHTE SHERBIMIT CIVIL, NË KATEGORINË E MESME DHE E ULËT DREJTUESE Përgjegjës i Sektorit të Planifikimit të Territorit, Drejtoria e e Planifikimit të territorit dhe projektimit , kategoria: III-a/1 |
Lloji i diplomës – ing ndërtimi- ing urbanist- ing gjeomatik-
Në zbatim të Nenit 22 dhe të Nenit 25, të Ligjit 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar,’ VKM-së Nr.142 datë 12.03.2014, “Për përshkrimin dhe klasifikimin e pozicioneve të punës në institucionet e administratës shtetërore dhe institucionet e pavarura” i ndryshuar ; si dhe të Kreut II, III, IV dhe VII, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Bashkia Mallakastër, shpall procedurat e lëvizjes paralele , ngritjes në detyrë, dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë e mesme dhe të ultë drejtuese, për grupin e pozicioneve:
Përgjegjës i Sektorit të Planifikimit të Territorit, Drejtoria e e Planifikimit të Territorit, kategoria: III-a/1
Afati për dorëzimin e dokumenteve për
LEVIZJE PARALELE: |
11.09.2019 |
Afati për dorëzimin e dokumenteve për
PRANIM NGA JASHTE SHERBIMIT CIVIL: |
16.09.2019 |
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionet si më sipër është: |
Përshkrim i Përgjitshëm
Janë pjesë e Drejtorisë së Planifikimi të terrritorit dhe projetkimit. Merren me hartimin, zbatimin, ndjekjen dhe aplikimin për projekte. Mbulojnë cështjet e projekteve hidroteknike dhe infrastrukturore.
DETYRAT
- është në varësi të drejtorit të drejtorisë
- është përgjegjës për kontrollin dhe monitorimin e aktiviteteve të sektorit dhe siguron përmbushjen e tyre sipas planit.
- është përgjegjës për korrigjimin e çdo shmangieje të konsiderueshme që mund të ekzistojë mes objektivave dhe rezultatit faktik.
- Kontrolli ndodh gjatë zhvillimit të punës dhe ushtrohet në bazë të autoritetit organizativ duke u mbështetur në rregulla, procedura dhe politika.
- Jep kontribut në procesin e vendimmarrjes të nivelit të mesëm drejtues, sipas fushës së ekspertizës, nëpërmjet sigurimit të të dhënave të detajuara dhe analizave, të cilat mbështesin linjën e propozuar të veprimit.
- Ndjek zbatimin e sugjerimeve/rekomandimeve të lëna gjatë kontrollit të brendshëm financiar (auditi).
- Zgjidh probleme lidhur me aktivitetet e përditshme që ndikojnë në arritjen e rezultateve faktike të sektorit.
- Vendimmarrja është konstante, në përputhje me kuadrin ligjor, procedurat dhe standardet.
- raporton dhe përgjigjet direkt tek drejtori i drejtorisë i cili vendos mbi çështjet procedurale të lidhura me veprimtarinë e sektorit;
- puna në këtë pozicion ndikon në veprimtarinë e drejtorisë përkatëse.
- Ndan detyrat midis specialistëve të sektorit
- Bën velrësimin e specialistëve të sektorit sipas legjislacionit në fuqi
- Bashkë me specialistët ndjek konrespodencën zyrtare
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.
- LËVIZJA PARALELE
1.1 | KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA |
Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:
- Të jenë nëpunës civilë të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori III-a/1;
- Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
- Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”;
Kandidatët për pozicionin , Përgjegjës i Sektorit të Planifikimit të Territorit, Drejtoria e e Planifikimit të Territorit, kategoria: III-a /1 duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
- Të jetë diplomuar në bachelor në ing ndërtimi- ing urbanist- ing gjeomatik-
- Të ketë mbi 5 vite punë në profesion
- Të ketë Master Shkencor në shkenca ing ndërtimi- ing urbanist- ing gjeomatik-
- një gjuhe të huaj e mbrojtur (njohuri e certifikuar)
1.2 | DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT |
Kandidatët duhet të dorëzojnë me postë në zyrën e Njësisë së Menaxhimit të Burimeve Njërëzore, të Bashkisë Mallakastër, këto dokumente:
dokumentet si më poshtë:
- Letër motivimi për aplikim në vendin vakant.
- Një kopje të jetëshkrimit (CV).
- Nje numër kontakti dhe adresën e plotë të vendbanimit.
- Fotokopje e diplomës. Nëse aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj duhet ta ketë të njehsuar pranë Ministrisë së Arsimit.
- Fotokopje e diplomës me listën e notave. Nëse ka një diplomë dhe listë notash të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar.
- Fotokopje e vlerësimit të fundit vjetor.
- Fotokopje të librezës së punës e plotësuar.
- Certifikata ose dëshmi të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme.
- Fotokopje e letërnjoftimit (karte Identiteti).
- Vërtetim te gjendjes gjyqësore dhe shëndetësore.(Dëshmi penaliteti dhe raport mjekësor).
Dokumentat duhet të dorëzohen me postë brenda datës 11.09.2019.
1.3 | REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK |
Në datën 12_/09/_2019_, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Mallakastër do të shpallë në portalin ”Shërbimi Kombëtar të Punësimit”, në faqen zyrtare të Internetit të Bashkisë në stendën e informimit të publikut., listën paraprake të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurrimin , si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Mallakastër, për shkaqet e moskualifikimit në të njëjtën ditë me shpalljen e listës së verifikimit paraprak të kandidatëve në rrugë elektronike përmes emalit të paraqitur nga kandidati në dokumentacionin e aplikimit.
Kandidatët që nuk kualifikohen kanë të drejtë të paraqesin ankesë brenda 3 tri ditëve kalendarike nga data e marrjes së njoftimit. në Njësinë Përgjegjëse të Menaxhimit të Burimeve Njerëzore dhe ankuesi merr përgjigje brenda brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit te saj.
Njësia e Burimeve Njerëzore, shpall listën e verifikimit përfundimtar të kandidatëve si dhe datën dhe vendin e saktë se ku do të zhvillohet konkurrimi.
1.4 | FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA |
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
- Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.
- Ligji nr.139/2015 “Për vetqeverisjen Vendore’
- Ligji Nr. 107/2014 Për Planifikimin Dhe Zhvillimin e Territorit
- Ligj Nr. 73/2015 Për Disa Shtesa Dhe Ndryshime Në Ligjin Nr. 107/2014 “Për Planifikimin Dhe Zhvillimin E Territorit”
- Ligji Nr. 9290, datë 7.10.2004 PER produktet e ndertimit
- Ligji Nr. 111, datë 3.12.2012 Për Menaxhimin E Integruar Të Burimeve Ujore
- Ligji Nr. 8402, Datë 10.9.1998 Per Kontrollin Dhe Disiplinimin E Punimeve Te Ndertimit
- VKM nr. 408, date 13.08.2015 “Per miratimin e Rregullores se Zhvillimit te Territorit”
- Ligji Nr.8485, datë 12.5.1999 KODI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE TE REPUBLIKES SE SHQIPERISE
- Ligji nr 183/2014 për disa shtesa dhe ndryshie në ligjin nr 9780 datë 16.7.2007 “Për inspektimin e ndërtimit” të ndryshuar
- VENDIM Nr.862, datë 5.12.2007 “Për unifikimin e procedurave të kontrollit të territorit nga inspektorati ndërtimor e urbanistik kombëtar e ai vendor”
Si dhe akte nënligjore në zbatim të këtyre ligjeve
1.5 | MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE |
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:
Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.
1.6 | DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT |
Komisioni, në përfundim të vlerësimit, përzgjedh kandidatin, i cili renditet i pari ndër kandidatët që kanë marrë të paktën 70 pikë (70% të pikëve) në rast të kandidatëve me pikë të barabarta, zbatohet parashikimi i pikës 23, të Kreut II të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242 dt.18.03.2015 ‘Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”.
Komisioni njofton për vendimin e përzgjedhjes, Njësinë Përgjegjëse të Menaxhimit të Burimeve Njerëzore.
Njësia Përgjegjëse e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, do të njoftojë për rezultatet në mënyrë individuale , të gjithë aplikantët.
Të gjithë kandidatët pavarësisht nga e drejta për tu ankuar në gjykatë administrative, ka të drejtë të bëjë ankesë me shkrim, pranë Komitetit të pranimit të lëvizjes paralele, për rezultatin e pikëve, brenda tri ditëve kalendarike nga data njoftimit individual, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, kthen përgjigje ankuesit brenda pesë ditëve kalendarike, nga data e përfundimit të afatit të ankimit .
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, informacioni për fituesin do te shpallet në
- në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” ,
- në faqen zyrtare të Bashkisë Mallakastër
- stendën e publikimeve të Bashkisë Mallakastër
|
PRANIM NGA JASHTE SISTEMIT TE SHERBIMIT CIVIL |
Vetëm në rast se pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurrimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë. Këtë informacion do ta merrni në faqen e shërbimit kombëtar të punësimit,
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë vetëm nëpunësit civilë të një kategorie paraardhëse (vetëm një kategori më e ulët), të punësuar në të njëjtin apo në një institucion tjetër të shërbimit civil, që plotësojnë kushtet për ngritjen në detyrë dhe kërkesat e veçanta për vendin e lirë.
2.1. | KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E NGRITJES NË DETYRË DHE KRITERET E VEÇANTA |
Vetëm në rast se pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurrimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë. Këtë informacion do ta merrni në faqen e shërbimit kombëtar të punësimit,
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë vetëm nëpunësit civilë të një kategorie paraardhëse (vetëm një kategori më e ulët), të punësuar në të njëjtin apo në një institucion tjetër të shërbimit civil, që plotësojnë kushtet për ngritjen në detyrë dhe kërkesat e veçanta për vendin e lirë.
Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për pranim nga jashte shërbimit civil si vijon:
- Të jenë nëpunës civilë të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori IV-a ose III-a /1
- Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
- Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”;
Kandidatët për pozicionin , Përgjegjës i Sektorit të Planifikimit të Territorit, Drejtoria e e Planifikimit të territorit , kategoria: III-a /1 duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
- Të jetë diplomuar në bachelor në ing ndërtimi- ing urbanist- ing gjeomatik-
- Të ketë mbi 5 vite punë në profesion
- Të ketë Master Shkencor në shkenca ing ndërtimi- ing urbanist- ing gjeomatik-
- një gjuhe të huaj e mbrojtur (njohuri e certifikuar)
2.2. | DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT |
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a – Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://ëëë.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard (http://ëëë.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime- manuale/60-jeteshkrimi-standard)
b – Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
c – Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d – Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e – Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f – Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
g – Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
h – Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
i – Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Dokumentat duhet të dorëzohen me postë brenda datës 16.09.2019, në adresë të Njësisë së Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, në Bashkinë Mallakastër.
2.3. | REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK |
Në datën 26.09.2019 NJBNJ do të shpallë në portalin ”Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen e Internetit të Bashkisë Mallakastër dhe në stendën e informimit të publikut, listën paraprake te kandidatëve që do të vazhdojnë konkurrimin, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e pranimit në kategorinë ekzekutive dhe kriteret e veçanta do të njoftohen nga Njësia Përgjegjëse e Menaxhimit te Burimeve Njerëzore, për shkaqet e moskualifikimit., në rrugë elektronike nëpërmjet emailit.
Ankesat nga kandidatet paraqiten në Njësinë Përgjegjëse të Menaxhimit të Burimeve Njerëzore brenda 5 ditëve kalendarike dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 diteve kalendarike nga data e depozitimit te saj.
2.4 | FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI ME SHKRIM DHE INTERVISTA |
Kandidatët do të testohen me shkrim në lidhje me:
- Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.
- Ligji nr.139/2015 “Per vetqeverisjen Vendore’
- Ligji nr.9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike;
- Ligj Nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”
- Ligj nr. 120/2014 datë 18.9.2014 për disa shtesa dhe ndryshime në Ligji nr.9887/datë 10.03.2008”për mbrojtjen e të dhënave personale” I ndrushuar
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionet;
- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
2.5 | MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE |
Mënyra e vlerësimit të kandidatëve:
Kandidatët do të vlerësohen nga Komiteti i Përhershëm i Pranimit, i ngritur pranë Bashkisë Mallakastër.Totali i pikeve të vlerësimit të kandidateve është 100 pike te cilat ndahen përkatësisht:
- 15 pike për dokumentacionin e dorëzuar;
- 25 pikë për intervistën e strukturuar me gojë;
- 60 pikë për vlerësimin me shkrim.
Njoftimi do të bëhet:
– në faqen zyrtare të Bashkisë Mallakaster
– ne stenden e informimit publik te Bashkise Mallakaster.
Per sqarime te metejshme mund te kontaktoni ne :
e-mail : mshehaj@bashkiamallakaster.gov.al