Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të Lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”,i ndryshuar.
Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Lushnjë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se:
– kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit për procedurën e lëvizjes paralele për pozicionin Përgjegjës, Zyra e Menaxhimit të Aseteve ,Drejtoria Juridike, Prokurimeve dhe Aseteve është:
- Lidjona Krakulli
- Lindita Lila
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 09.10.2026 ora 11:00 në ambientet e Bashkisë Lushnjë.