Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut III, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të Lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar.
Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkine Lushnje, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se:
– kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit për procedurën e ngritjes në detyrë për pozicionin Përgjegjës , Sektori i Regjistrimit dhe i Vlersimit, Asistences dhe Sherbimit ndaj Taksapaguesve, Drejtoria e të Ardhurave Vendore, është:
1. Znj.Valentina Pupe
2. Znj.Jonida Xheka
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 21.11.2025, ora 10:00 në ambientet e Bashkise Lushnje.
Në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, “Për Pranimin, Lëvizjen Paralele, Periudhën e Provës dhe Emërimin në Kategorinë Ekzekutive “,i ndryshuar.
Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Lushnje në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbimin civil dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të testimit, janë:
1. Geirsa Zelo
2. Egeria Lajthia
Testimi me shkrim do të zhvillohet, në ambientet e Bashkisë Lushnje në datën 21.11.2025 ora 12:00 kandidatët të cilët kanë grumbulluar në vlerësimin me shkrim më shumë se gjysmën e pikëve do të kalojnë në intervistën e strukturuar me gojë.