Lloji i diplomës “Shkenca Ekonomike/Shkenca Juridike” niveli minimal i diplomës “Master Shkencor/Profesional”
Në zbatim të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, neni 26 si dhe të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, “Për Plotësimin e Vendeve të Lira në Kategorinë e Ulët dhe të Mesme Drejtuese” ,i ndryshuar, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkine Lushnje në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin e mësipërm nuk ka kandidatura të përzgjedhura.
Për sa më sipër njoftojmë kandidatët se pozicioni është i hapur për procedurën e ngritjes në detyrës në shërbimin civil.
Lloji i diplomës “Juridik” niveli minimal i diplomës “Bachelor/Master Shkencor/Profesional”
Në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, si dhe të Kreut VII, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, “Për Pranimin, Lëvizjen Paralele, Periudhën e Provës dhe Emërimin në Kategorinë Ekzekutive” , i ndryshuar.
Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Lushnje në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin e mësipërm nuk ka kandidatura të përzgjedhura.
Për sa më sipër njoftojmë kandidatët se pozicioni është i hapur për procedurën e pranimit ne sherbimin civil.