BASHKIA LUSHNJE, REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut III, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të Lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”,i ndryshuar.

Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkine Lushnje, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se

– kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit për procedurën e ngritjes në detyrë për pozicionin Përgjegjës, Sektori i Shërbimeve Publike është: Elton Koroveshi

Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 30.12.2024, ora 10:00 në ambientet e Bashkise Lushnje.

 

Në zbatim të nenit 25 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, si dhe të Kreut VII, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, i ndryshuar. Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Lushnje në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin e mësipërm nuk ka kandidatura të përzgjedhura.

  • Specialist
  • Lloji i diplomës “Ekonomik/ Juridik” niveli minimal i diplomës “Bachelor/Master Shkencor/Profesional”

Për sa më sipër njoftojmë kandidatët se pozicioni është i hapur për procedurën e pranimit ne sherbimin civil.