BASHKIA LEZHË, VENDE TE LIRA PUNE

Në zbatim të nenit 26 të Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të
Kreut II dhe III, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Urdhërit nr.3
datë 03.01.2024 të Kryetarit të Bashkisë “Për miratimin e strukturës, organikës, emërtimet e
pozicioneve, klasat për çdo pozicion pune për administratën e bashkisë, të njësive
administrative, të institucioneve vartëse dhe të punonjësve të njësive të shërbimeve për vitin
2024”, Planit të Pranimeve në Shërbimin Civil të vitit 2024, miratuar me Urdhërin e Kryetarit të
Bashkisë nr.49, datë 16.01.2024, Bashkia Lezhë shpall procedurat e lëvizjes paralele, ngritjes në
detyrë në shërbimin civil për pozicionin:

  • Përgjegjës i Sektorit të Verifikimit dhe Kontrollit në Terren të Tatimpaguesve,
    Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore, Bashkia Lezhë-Kategoria III-a.
  •  Përgjegjës i Sektorit të Mbledhjes dhe Menaxhimit të Borxhit , Drejtoria e Taksave
    dhe Tarifave Vendore, Bashkia Lezhë-Kategoria III-a
  • Specialist Jurist, në Sektorin e Infrastrukturës, Drejtoria e Shërbimeve
    Publike, Infrastrukturës, Trasnsportit dhe Mjedisit, Bashkia Lezhë,
    Kategoria III-b.
  • Specialist Veterinar, Sektori i Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Kontrollit
    Veterinar dhe Ushqimor, Drejtoria e Bujqësisë, Ujitjes dhe Admnistrimit të
    Pyjeve, Bashkia Lezhë, Kategoria IV-a.

Per me teper klikoni linkun bashkangjitur: Kërkesë për Publikim