Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II, III, IV dhe VII, të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 243, datë 18/03/2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Urdhërit nr.68 datë 21.01.2022 të Kryetarit të
Bashkisë “Për miratimin e strukturës, organikës , emërtimet e pozicioneve, klasat për çdo pozicion pune për administratën e bashkisë , të njësive administrative, të institucioneve vartëse dhe të punonjësve të njësive të shërbimeve për vitin 2022” i ndryshuar, Planit të Pranimeve në Shërbimin Civil të vitit 2022, miratuar me Urdhërin e
Kryetarit të Bashkisë nr.111, datë 02.02.2022, i ndryshuar, Bashkia Lezhë shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe pranimit në shërbimin civil, kategoria ekzekutive për pozicionin:
1. Specialist Finance, Sektori i Administrimit dhe Mbrojtjes së Pronave,
Drejtoria e Administrimit të Aseteve dhe Kadastrës, Bashkia Lezhë,
Kategoria III-b.
PËR MË TEPËR KLIKONI NË LINKUN BASHKËNGJITUR 1.Shpallje