BASHKIA LEZHË, SHPALLJE FITUESI

Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të pikës 31 të
Kreut III, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Raportit të Komitetit të
Pranimit dhe Ngritjes në Detyrë të datës 17.10.2025, Njësia Përgjegjese e Burimeve Njerëzore e
Bashkisë Lezhë, në përfundim të procedurës së ngritjes në detyrë në shërbimin civil për pozicionin:

1. Drejtor, në Drejtorinë e Financës dhe Buxhetit, në Bashkinë Lezhë – Kategoria II-2.

Lista e kandidatëve fitues është si më poshtë:

1. Znj. Mariolina Lleshi

Kandidatët që kanë marrë më pak se 70 pikë do të njoftohen me e-mail për rezultatet e arritura.

 

Në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, si dhe të Kreut II, të Vendimit Nr.
243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e
provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Raportit të Komitetit të Përhershëm të Pranimit
për Shërbimin Civil në Bashkinë Lezhë të datës 17.10.2025, Njësia përgjegjëse në Bashkinë Lezhë,
në përfundim të procedurës së pranimit në shërbimin civil, njofton se për pozicionin:

1. Specialist për Magazinen dhe Inventaret, Sektori i Kontabilitetit, Drejtoria e Finances dhe Buxhetit, Bashkia Lezhë-kategoria IV-2.

Lista e kandidatëve fitues është si më poshtë:

1. Znj. Eda Hasani

Kandidatët që kanë marrë më pak se 70 pikë do të njoftohen me email për rezultatet e marra.