Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të pikës 31 të Kreut III, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Raportit të Komitetit të
Pranimit dhe Ngritjes në Detyrë të datës 14.07.2025, Njësia Përgjegjese e Burimeve Njerëzore e Bashkisë Lezhë, në përfundim të procedurës së ngritjes në detyrë dhe pranimit në shërbimin civil
për pozicionin:
1. Përgjegjës Sektori, Sektori i Administrimit dhe Mbrojtjes së Pronave, Drejtoria e Administrimit të Aseteve dhe Kadastrës, Bashkia Lezhë-Kategoria III-2.
Lista e kandidatëve fitues është si më poshtë:
1. Z. Eugen Mani
Kandidatët që kanë marrë më pak se 70 pikë do të njoftohen me e-mail për rezultatet e arritura.
Në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, si dhe të Kreut II, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Raportit të Komitetit të Përhershëm të Pranimit për shërbimin civil në Bashkinë Lezhë të datës 14.07.2025, Njësia përgjegjëse në Bashkinë Lezhë, në përfundim të procedurës së pranimit në shërbimin civil, njofton se për pozicionin e shpallur për konkurim:
1. Specialist i Mbrojtjes së Fëmijëve, Sektori i Kujdesit Social dhe Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve, Drejtoria e Shërbimit dhe Kujdesit Social, kategoria IV-2.
Lista e kandidatëve fitues është si më poshtë:
1. Znj. Desara Marku (Buklaji)
Kandidatët që kanë marrë më pak se 70 pikë do të njoftohen me email për rezultatet e marra.
Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të pikës 31 të Kreut III, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Raportit të Komitetit të Ngritjes në Detyrë të datës 14.07.2025, Njësia Përgjegjese e Burimeve Njerëzore e Bashkisë Lezhë, në përfundim të procedurës së ngritjes në detyrë në shërbimin civil për pozicionin:
1. Përgjegjës Sektori, Sektori i Dhënies dhe Monitorimit të Lejeve Zhvillimore, Drejtoria e Planifikimit të Territorit dhe Zhvillimit Urban, Bashkia Lezhë-Kategoria III-2.
Lista e kandidatëve fitues është si më poshtë:
1. Znj. Oriela Vathi
Kandidatët që kanë marrë më pak se 70 pikë do të njoftohen me e-mail për rezultatet e arritura.