Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të Lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Lezhë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të ngritjes ne detyre, pranimit ne sherbimin civil dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionet:
1. Përgjegjes i Sektorit të Përputhshmërisë Ligjore dhe Përfaqësimit, Drejtoria Juridike – Kategoria III-a.
2. Përgjegjes i Sektorit të Aseteve, Drejtoria Juridike-Kategoria III-a
Kandidatet e kualifikuar për të vazhduar fazen e dytë të konkurimit janë:
1. Ergys Perndoj
2. Gerta Ujka
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 13.03.2020 ora 10:00, në ambientet e Bashkisë Lezhë dhe intervista e strukturuar do të zhvillohet në datën 16.03.2020 në ambientet e Bashkisë Lezhë.