BASHKIA LEZHË REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në zbatim të nenit 32 të Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II dhe III, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Planit të Pranimeve në
Shërbimin Civil të vitit 2021, miratuar me Urdhërin e Kryetarit të Bashkisë nr.92, datë 11.02.2021, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore të Bashkisë Lezhë ka përfunduar proçedurën e
verifikimit paraprak për plotësimin e kritereve të përgjithshme dhe të veçanta për proçedurën e ngritjes në detyrë , për pozicionin:

1. Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Lezhë, Kategoria I-b
Njofton se kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vleresimit janë:

1. Reinis Çela

Testimi me shkrim do të zhvillohet, në ambientet e Bashkisë Lezhë në datën 25.03.2021 ora 10:00 ne sallen e Keshillit te Bashkise Lezhe.

Në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe si dhe të Kreut II, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Lezhë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbimin civil dhe kërkesave të veçanta të shpallura në
shpalljen për konkurrim per procedurën e shpallur per konkurim për grupin e pozicioneve:

1. Specialist i Mbledhjes dhe Menaxhimit të Borxhit në Sektorin e Mbledhjes dhe Menaxhimit të Borxhit, Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore, Bashkia Lezhë, Kategoria IV-a.

2. Specialist i Kontrollit dhe Verifikimit në Terren në Sektorin e Kontrollit dhe Verifikimit në Terren, Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore, Bashkia Lezhë, Kategoria IV-a.

Njofton se kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vleresimit janë:
1. Alket Methasani
2. Albert Pjetri
3. Agustin Zefi
4. Dava Petoku
5. Dezdemona Rusta
6. Elizabeta Popa
7. Izidora Frroku
8. Pavlin Marku
Testimi me shkrim do të zhvillohet, në ambientet e Bashkisë Lezhë në datën 29.03.2021 ora 10:00 ne sallen e Keshillit te Bashkise Lezhe.